top of page
123.jpg

Shaqiri vjen me lajmin e vitit për tifozët e Liverpoolit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 28, 2018
  • 1 min read

Xherdan Shaqiri këmbëngul se është i gatshëm të luajë, pasi Jurgen Klopp ende nuk e ka besimin e plotë në të – për ta inkuadruar në formacionin titullar.

Trajneri i Liverpool ka sugjeruar që ai tani është gati të bëjë ndryshime në ekipin e tij, pasi ka emëruar një formacion të pandryshuar për tre ndeshjet e para të sezonit, shkruan GazetaBlic

Liverpooli luan në udhëtim ndaj Leicester në ndeshjen e tyre të ardhshme të shtunën, dhe Shaqiri është gati të ndihmojë ekipin e tij të ri në cilin do pozicion në sulm.

“Menaxheri ka sjellë disa lojtarë këtë verë me cilësi shumë të mirë, të cilët do të ndihmojnë shumë,” tha fillimisht Shaqiri.

“Unë besoj se unë mund të luaj në çdo pozicion përgjatë vijës së sulmit dhe trajneri e di këtë.”

“Kam luajtur çdo pozicion në miqësoret: kam luajtur si numër nëntë, kam luajtur si numër 10 dhe kam luajtur si anësor. Kjo është me të vërtetë mirë dhe më pëlqen futbolli ashtu siç luan trajneri. Është futboll perfekt edhe për mua.”

Shaqiri në fund shtoi se është ambientuar mirë në klubin e tij të ri, duke u ndihmuar nga fakti se ka fytyra të njohura përreth tij.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page