top of page
123.jpg

51 pjestarëve serbëve u pranohen kërkesat për largim nga FSK-ja

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 29, 2018
  • 1 min read

Shkaku i presioneve nga Serbia, kohëve të fundit shumë pjestarw tw FSK-sw nga komuniteti serb kërkuan largim. 

Deri më tani 51 kërkesa për largim janë pranuar nga FSK-ja. Kjo është bërë e ditur nga Remzie Zeqiraj oficere për marrëdhënie me publikun më Ministrinë e FSK-së. Zeqiraj ka thënë për lajmi.net se MFSK-ja ka pranuar 51 kërkesa për largim nga Forca e Sigurisë së Kosovës. “Departamenti i Personelit në MFSK/FSK, sipas akteve tona ligjore ka aprovuar gjithsejtë 51 kërkesa për demobilizim nga FSK-ja, të pjesëtarëve FSK-së nga komunitetit serb”, ka thënë fillimisht Zeqiraj. Ajo tutje ka bërë të ditur se ky institucion çdo vit i identifikon vendet e lira në strukturën e FSK-së, dhe pastaj shpallë konkurse. Sipas Zeqirajt, këto konkurse janë pa dallime të moshës, gjinisë dhe nacionalitetit. “Departementi i Personelit çdo vit identifikon vendeve të lira në strukturën e FSK-së dhe në bazë të nevojave planifikon rekrutimin dhe zhvillimin e kampanjës së rekrutimit me qëllim plotësimin e strukturës me personel. Konkruset tona janë publike, dhe të drejtë aplikimi sipas kritereve të konkursit, kanë të gjithë të rinjtë pa dallim moshe, gjinie dhe nacionaliteti ashtu siç i kemi zhvilluar edhe kampanjat tjera të rekrutimit që nga viti 2009”, ka thënë Remzie Zeqiraj për lajmi.net. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page