top of page
123.jpg

Carl Bildt i tregon Hashim Thaçit: Braktisja e Veriut nuk kalon në Parlamentin e Kosovës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 28, 2018
  • 2 min read

A mund të zgjidhet konflikti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nëpërmjet një shkëmbimi territoresh? 

Ish-përfaqësuesi i veçantë i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ballkanin, Carl Bildt, ka thënë, në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, se e konsideron këtë ide si iluzion. Sipas Bildt, është iluzion të mendohet se mund të ketë shtete monoetnike. Shkëmbimi i një zone në veri të Kosovës, me zonën e Preshevës dhe Bujanovcit, në jugun e Serbisë, do të prekte dhjetëra mijëra njerëz, ka thënë Bildt. I pyetur nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, seriozisht duan një shkëmbim të tillë, Bildt ka thënë se po dëgjon “gjëra kundërthënëse”. Sa më shumë detaje të ketë, aq më i vështirë bëhet realizimi i një plani të tillë, ka thënë Bildt për FAZ. Bildt ka vlerësuar se "sistemi politik në Kosovë është shumë i përçarë, dhe se është e vështirë të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës një plan që përfshin shkëputjen nga Kosova të veriut të saj". Sipas Bildt, fakti se Uashingtoni dhe pjesërisht Bashkimi Evropian po e aprovojnë një zgjidhje të tillë, apo nuk po e kundërshtojnë atë, i inkurajon të gjithë politikanët në rajon, të cilët ëndërrojnë të krijojnë shtete monoetnike. Por, ai ka thënë se dyshon fort se Amerika e sotme, qëndrimi i së cilës për Ballkanin (jo ndryshimeve të kufijve dhe jo shteteve monoetnike) më s’është i garantuar, do të donte të merrte përgjegjësinë për pasojat e politikave të saj. Kjo, sipas Bildt, do t’i lihet Evropës, e cila, ka vlerësuar ai, “fatkeqësisht është joaktive në raport me këtë çështje”. Bildt ka thënë se nuk beson që është realiste që pasojat e një shkëmbimi territorial mund të izolohen. Sipas tij, nëse Presheva mund të bëhet pjesë e Kosovës, të njëjtën gjë mund ta kërkojë dikur edhe Tetova, në Maqedoni.  


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page