Ministrja Hoxha nis takimin me komitetin LIBE, pret konfirmim pozitiv për vizat
- rilindjashqiptare
- Aug 29, 2018
- 1 min read

Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot takimin e paraparë me anëtarët e komitetit LIBE të Parlamentit Europian, ku është disktuar rreth procesit të radhës për çështjen e liberalizimit të vizave. Hoxha ka deklaruar se nga ky komunitet presin konfirmime pozitive sa i përket liberalizimit. Më tej Ministrja Hoxha thotë se LIBE ka vlerësuar lartë progresin e arritur në Kosovë. ”Takim i mrekullueshëm me anëtaren austriake të Parlamentit Europian, Angelika Mlinar. Biseduam për procesin e liberalizimit të vizave si dhe për pritjet e Kosovës nga komiteti LIBE për konfirmim pozitiv.
Ajo vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë. Kam kërkuar mbështetje të mëtejshme për të vazhduar rrugën tonë të integrimit”.
Comments