top of page
123.jpg

Vetmia po e çmend Thaçin - Presidenti “unifikues” u vërsulet opozitës dhe shoqërisë civile

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 29, 2018
  • 2 min read

Refuzimi masiv që po i bëhet e ka detyruar presidentin Hashim Thaçi ta heqë petkun e figurës unifikuese dhe "të jopartiakut". 

Me një postim në Facebook, ai ka sulmuar ashpër opozitën dhe shoqërinë civile, duke thënë se po dalin kundër aleatëve më të mëdhenj ndërkombëtarë të Kosovës. Sipas presidentit, opozita dhe shoqëria civile, që po kërkojnë që në asnjë mënyrë të mos bisedohet me Aleksander Vuçiqin për integritetin territorial të vendit, po duan t’i përkeqësojnë raportet me miqtë ndërkombëtarë. Thaçi këta zëra, që janë zëra kundër idesë së tij, po i quan propagandues dhe të rreikshëm, shkruan Gazeta Express. “Pra, përderisa në njërën anë kemi të gjithë aleatët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në mbështetje të fuqishme për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë, fatkeqësisht në Kosovë, në anën tjetër kemi një opozitë të ndihmuar nga disa zëra të vetmuar të shoqërisë civile që e konsiderojnë këtë mbështetje si qëllimkeqe për Kosovën”, ka shkruar presidenti Thaçi. Ky është shkrimi i plotë i Thaçit: Që nga shpallja e pavarësisë dhe deri më sot, Kosova asnjëherë nuk ka pasur vëmendje më të madhe ndërkombëtare. Duke filluar nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Italia, Anglia dhe pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE-së, janë të përfshira në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje eventuale, e cila është shumë e vështirë të arrihet, qëllim kryesor ka njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në BE, NATO dhe OKB. Pra, përderisa në njërën anë kemi të gjithë aleatët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në mbështetje të fuqishme për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë, fatkeqësisht në Kosovë, në anën tjetër kemi një opozitë të ndihmuar nga disa zëra të vetmuar të shoqërisë civile që e konsiderojnë këtë mbështetje si qëllimkeqe për Kosovën. Nuk ka fatkeqësi më të madhe për shtetin dhe qytetarët e Kosovës kur disa parti opozitare apo individë e vendosin në pikëpyetje përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve tanë kryesorë. Kjo situatë është për keqardhje


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page