top of page
123.jpg

Vjosa Osmani: Rezoluta nuk do ta ndal Thaçin, paralajmëron protestë më 7 shtator

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 28, 2018
  • 1 min read

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani po e cilëson si të pamjaftueshme rezolutën të cilën Kuvendi pritet ta votojë në një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me korrigjimin e kufijve.

Osmani ka shkruar në rrjetin social facebook se rezoluta nuk do “ta ndalë Thaçin drejt aventurave të rrezikshme”.

“Rezoluta e Kuvendit të Kosovës do të jetë e rëndësishme, por me gjasë e pamjaftueshme, për të ndalur aventurat e rrezikshme të Thaçit në dëm të sovranitetit të vendit. Thaçi mbanë titullin e kampionit për shkelje të Rezolutave të Kuvendit”, ka shkruar deputetja e LDK-së. Tutje Osmani ka paralajmëruar një protestë masive dhe paqësore më 7 shtator, pikërisht në ditën kur Thaçi do të takohet me Vuçiqin.

Sipas saj, vetëm në këtë formë do të dëshmohej se Kosova është e pandashme.

“Prandaj, më 7 shtator, kur Thaçi udhëton për Bruksel për të bërë edhe një hap tutje drejt ndarjes së Kosovës, ne qytetarët e Kosovës, do të duhej të protestonim paqësisht, por masovikisht, për t’i dëshmuar atij dhe kujtdo tjetër që Kosova është një dhe e pandashme”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Pikërisht për deklaratat e Thaçit në lidhje më kufijtë, Kuvendi do të mblidhet më 4 shtator në një seancë të jashtëzakonshme . 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page