top of page
123.jpg

Deutshe Welle: BE e pafuqishme nëse merren vesh Beogradi dhe Prishtina

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 30, 2018
  • 2 min read

Tregimi mbi ndarjen etnike në mes të Kosovës dhe Serbisë në shtypin gjerman, siç transmeton DW, po transmetohet në mënyrë të dykuptimtë, si shans që më në fund të arrihet deri te zgjidhja e poashtu edhe si rrezik i cili mund ta fusë gjithë Ballkanin në kaos.

Deutsche Welle: BE e pafuqishme nëse merren vesh Beogradi dhe Prishtina Andreas Ernst, njohës i Ballkanit, pretendon se në Beograd dhe Prishtinë tashmë një kohë të gjatë mendohet për ndryshimin e kufijve sepse konflikti kuptohej si “luftë për territore dhe për popullin e vet”, shkruan Detusche Welle. “Mirëpo në Perëndim, ndryshimi i kufijve sipas kritereve etnike kuptohet si recetë për konflikte të reja, në fund të fundit edhe luftërat gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë janë bërë me këtë logjikë, shkruan Ernst dhe përfundon se edhe pavarësia e Kosovës “gjithashtu paraqet ndryshim të kufijve në baza etnike”, mirëpo, siç thotë, “është fshirë nga llogaritja ashtu që është shpallur si rast sui generis”. Ai shton se “hapësira e re e bisedimeve është hapur nga Shtëpia e Bardhë ku administrata e Trumpit nuk i respekton tabutë e vjetër”, dhe pretendon se edhe komisari për zgjerim i BE Johanes Hahn e ka kundërshtuar qëndrimin e fortë të Angela Merkel për mos ndryshimin e kufijve ashtu që ka deklaruar se këtu bëhet fjalë për konfliktin bilateral, e jo për precedent për gjithë kontestet, transmeton Insajderi.com. Edhe një prej njohësve të rajonit Carl Bilt, ish shefi i diplomacisë suedeze, emisari special i BE për Jugosllavi dhe përfaqësuesi i lartë për Bosnje dhe Hercegovinë, në një intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” thotë se “kthimi i idesë se është i thjeshtë madje inkurajues për stabilitet në Ballkan krijimi i shteteve monoetnike, është iluzion dhe këtë e ka treguar e kaluara e rajonit”. Ai pretendon se Vuçiqi në Serbi e ka pozitën e fortë dhe ndikim të madhe në medie, mirëpo sistemi politik në Kosovë është shumë i fragmentuar dhe nuk është e besueshme që zgjidhja e cila nënkupton heqje dorë nga veriu i Kosovës të arrijë ndonjëherë deri në parlament të Kosovës. Gazeta pretendon se më 7 shtator do të takohen Thaçi dhe Vuçiq në Bruksel, ndërsa më 9 shtator Vuçiqi do t’i publikojë planet në veri të Kosovës. “Kjo ditë po pritet me pasiguri. Nëse Vuçiq përsëri deklarohet për ndarje të Kosovës, atëherë Gjermania me siguri përsëri do të kundërshtojë këtë. Me këtë Gjermania po llogaritet si garantuese e fundit të përpjekjeve paqësore në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë se për Berlinin Ballkani është tepër i rëndësishëm për tu injoruar”, përfundon “Deutsche Welle”./Insajderi.com. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page