top of page
123.jpg

Emrat e 1648 të zhdukurve me kuti të zezë i dorëzohen kryeministrit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 30, 2018
  • 1 min read

Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut ka marshuar sot për herë të parë në sheshin e Prishtinës, duke kërkuar zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në luftën e fundit në Kosovë. Me emrat e 1648 personave që mbanin në duar, të rinjtë kërkuan drejtësi për të zhdukurit në Kosovë. Marigona Shabiu, drejtoreshë e organizatës, tha se ky është marsh për të vërtetën dhe drejtësinë. Sipas saj, marshi ka për qëllim të rrisë vetëdijen për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur. Protestuesit i bënë thirrje kryeministrit dhe presidentit që të merren me çështjen e personave të zhdukur, pasi e kanë këtë çështje për obligim. Në përkrahje të marshit kanë dalë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile në Kosovë. Emrat e 1648 personave të zhdukur ata i vendosën në një kuti të zezë, të cilën thanë se do t’ia dorëzojnë kryeministrit të Kosovës me pyetjen “Edhe sa kjo kuti do të qëndrojë e mbushur”. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page