top of page
123.jpg

Kosova merr votat për liberalizim të vizave nga LIBE

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 30, 2018
  • 1 min read

Komiteti i Parlementit Europian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme ka miratuar raportin e Tanja Fajon për të proceduar tutje në procesin e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës. Tridhjetë vota kanë qenë për, dhjetë kanë qenë kundër, ndërsa dy abstenime, në votën që i heq edhe një pengesë tjetër vendit në rrugëtimin drejt të drejtës për udhëtim pa viza në shtetet e Bashkimit Europian. Para se të votohej, raportuesja Fajon e ka shfrytëzuar të drejtën për të folur, duke kërkuar votë pozitive, meqë sipas saj, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara – të cilat mund të thuhet se në këtë rast kanë qenë më të larta se në cilindo rast tjetër. “Dua t’i falënderoj të gjithë që kanë kontribuar. Ishte një rrugë e vështirë për Kosovën. Kosova ka kohë që ka punuar në këtë proces dhe ka arritur rezultate të qarta, përballë kritereve të vendosura për të, ndoshta më të larta se në të gjitha rastet tjera. Ndaj do t’iu inkurajoja që të votoni pozitivisht” 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page