Shaqiri me Liverpool kundër Crvena Zvedës/ Tërbohen Serbët: Armiku numër 1 vjen në ‘Marakana’
- rilindjashqiptare
- Aug 30, 2018
- 1 min read

Lajmet për futbollistët shqiptarë vazhdojnë të marrin vëmendjen e medieve serbe, sidomos pas ndeshjes së Kupës së Botës mes Serbisë dhe Zvicrës, e fituar 1:2 nga këta të fundit. Së fundi, vëmendjen e ‘Kurir’ e ka marrë Xherdan Shaqiri. Mesfushori me prejardhje nga Kosova do të vizitojë Serbinë në Champions League, pasi shorti i hedhur sot ka vënë me një grup Crvena Zvezdan dhe Liverpoolin. Përballja Crevena Zvezda – Liverpool ka bërë që ‘Kurir’ të dalë me një titull qesharak, duke e cilësuar Xherdan Shaqirin si ‘armiku numër një’. “Tifozët e Serbisë i mbajnë mend mirë provokimet e tij para dhe pas Kupës së Botës”, shkruan gazeta serbe.
Comments