top of page
123.jpg

Shqipëri: Sulmohet me kallashnikov shtëpia e gazetares investigative

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 30, 2018
  • 1 min read

Bresheritë janë shkrehur në banesen e gazetares gjatë orëve të natës.

Plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

Në çastin e të shtënave, në banesë ndodheshin familjarët e gazetares Lala vëllai, babai, ndërsa vetë ajo së bashku me dy vajzat e mitura, ishin aty deri në orët e vona të mbrëmjes.

Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të saj.

Plumbat kanë goditur muret dhe janë thyer xhamat e banesës.Ja informacioni paraprak i policisëMë datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.

Nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page