top of page
123.jpg

Stadiumi i Prishtinës, UEFA merr vendimin e madh

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 30, 2018
  • 2 min read

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është pranuar zyrtarisht nga UEFA si stadiumi i kategorisë së katërt, ku do të zhvillohen ndeshjet e Kosovës dhe klubeve kosovare. Shtëpia më e madhe e futbollit evropian e ka licencuar stadiumin “Fadil Vokrri” pasi ka konstatuar i përmbushë kriteret e kategorisë së katërt bazuar në rregulloret e UEFA-s. Njoftimi për licencimin e stadiumit ka ardhur para pak minutash në adresë të Federatës së Futbollit të Kosovës. Por në njoftim është rekomanduar përfundimi i disa punëve të papërfunduara para datës 10 shtator, kur Kosova do të zhvillojë duelin e parë në Ligën e Kombeve përballë Ishujve Faroe. Mësohet se zyrtarët e UEFA-s do të jenë prezent edhe më datën 10 shtator për ta ndjekur ndeshjen kundër Ishujve Faroe dhe për të verifikuar përfundimin e punimeve, bën me dije një zyrtar i FFK-së për Telegrafin. Pas certifikimit të stadiumit nga UEFA, tani fjalën finale do ta ketë Ministria e Sportit, me ç’rast do ta bëjë pranimin teknik të punëve. Edhe FFK ka dalë me komunikatë zyrtare për stadiumin. “UEFA, sot, e ka njoftuar zyrtarisht Federatën e Futbollit të Kosovës se stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë pas renovimit të tërësishëm i ka plotësuar kriteret dhe është licencuar për zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Kësisoj, më 10 shtator, në orën 20:45, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Ishujve Faroe, në kuadër të Ligës së Kombeve, tri ditë pasi do ta bëjë debutimin në këtë garë në Baku, në përballje me Azerbajxhanin”, thuhet në kumtesën e FFK-së. Stadiumi “Fadil Vokrri” është rinovuar me investimin e Ministrisë së Sportit, derisa ka zgjatur dy vite. Kapaciteti tashmë i stadiumit është 13.500 ulëse. Ky stadium është rinovuar për dy vite nga kompania ‘Al Trade’, ndërsa janë investuar mbi 9 milionë euro në të. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page