top of page
123.jpg

Haradinaj ironizon me Thaçin: Mos e ka për Albinin more, jo për mu?

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 31, 2018
  • 1 min read

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka folur për statusin e fundit të presidentit Hashim Thaçi në Facebook. “Mos e ka për Albinin more, jo për mu?”, tha shkurt Haradinaj. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se thirrjet për luftë dhe tragjedi të reja në Ballkan i takojnë mentalitetit të shekullit të kaluar dhe si të tilla, meritojnë vetëm të hidhen në shportë. Sipas tij, “individë të caktuar në vendin tonë, me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion”. Ky shkrim i Thaçit erdhi pas atij të kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili tha se diskutimi mbi kufijtë është “ftesë për tragjedi të reja në Ballkan”. “Diskutimi i vazhdueshëm publik mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan, i cili çon në destabilizim, pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në Kosovë dhe rajon”, kishte shkruar më herët Haradinaj, transmeton Klan Kosova. Haradinaj në një konferencë për media pas takimit të liderëve institucionalë ka thënë se për çështjen e kufijve, pozicioni i tij është i qartë. “Jemi duke biseduar, e vërteta është kështu – ka një kohë të gjatë që ekziston një teori e raporteve shqiptaro-serbe, ekziston nga koha e kryeministrit Zoran Gjingjiq edhe e mbajtur gjallë edhe më tutje prej Ivica Daçiqit edhe të tjerëve”. “Diskursi ka ndryshuar por ka pasë diskutime të ccuditshme edhe në Kosovë”. “Pozicioni im është i qartë, e kam bërë të qartë në mënyrë korrekte, profesionale, transparente dhe mbetet i tillë”. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page