Ja çfarë mendon Jurgen Klopp për grupin e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve
- rilindjashqiptare
- Aug 31, 2018
- 1 min read

Liverpool është shortuar në një grup me PSG, Napoli dhe Crvena Zvezda.
Trajneri i “The Reds” ka komentuar skuadrat dhe qasjen e skuadrës së tij ndaj tyre.
Gjermani ka bërë të ditur se nuk e sheh aspak të lehtë fazën e grupeve, mirëpo sipas fjalëve të tij, kjo gjë ishte e pritur.
“Nuk kam pritur të kemi grup të lehtë. PSG është një prej skuadrave më të mira aktualisht. Synimi i tyre kryesorë është trofeu I Ligës së Kampionëve dhe dy ndeshjet ndaj tyre do të jenë tejet interesant” ishin fjalët e Klopp për skuadrën nga Parisi.
Sa i përket Napolit, duket se gjermani është në dijeni për kualitetin e tyre.
“Kam udhëtuar drejt Napolit edhe sa isha në Dortmund. E di se çfarë atmosfere mbizotëron atje. Por, kësaj here mund të bëjë më mirë se me Dortmundin”.
“I kam shikuar Crvena Zvezden. Ata i’a dolën disi. Atmosfera ishte fenomenale dhe po e njëjta do të na pret edhe ne. Grupi është i vështirë por do i’a dalim” ka përfunduar gjermani.
Liverpool ishte në vazon e tretë, gjë që bëri që shortimi ti sjellë paksa telashe.
Comments