top of page
123.jpg

Kurti e quan Thaçin gjysëm-president, paralajmëron protesta në shesh

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 30, 2018
  • 1 min read

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka paralajmëruar protesta në Kuvend dhe sheshe të kryeqytetit kundër presidentit, Hashim Thaçi.

“Duket që gjysmë Presidenti nuk ka tavan për dëmet që mund t’ia bëjë Kosovës drejt ndihmës që ai don t’ia japë Serbisë. Teksa ai nuk sprapset, ne duhet t’ia heqim atij dyshemenë, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në Shesh të Republikës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gjysëm PresidentiMë 28 qershor 2013, Këshilli Evropian pat vendosur t’i hap negociatat me Serbinë për anëtarësimin e saj në BE. Ishte kjo vetëm dy ditë pas ratifikimit të dhunshëm në Kuvendin e Kosovës të marrëveshjes Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Tash Serbisë po i nevojitet Thaçi për ta kaluar kapitullin 35 drejt BE-së e i cili shënon varësinë e Serbisë nga Kosova.Mund t’i ketë lënë punët përgjysmë në Kosovë ky President: para dy dekadave kishim gjysëm çlirimi sepse u nda Mitrovica dhe u çarmatos UÇK-ja; para një dekade kishim gjysëm pavarësie sepse as s’u bashkua Mitrovica dhe as s’u bë ushtria. Kështu e ka në Kosovë ky. 

Ndërkaq Serbia nuk e lejon t’i ngelet në gjysëm të rrugës: marrëveshja Thaçi-Daçiq ajo kërkon që të vazhdohet me marrëveshjen Thaçi-Vuçiq.

Prandaj Presidenti Thaçi është veçse gjysëm President i Kosovës. Gjysma tjetër e tij është president për Serbinë (sa më thellë në Kosovë e sa më shpejt drejt BE-së). 

Duket që gjysëm Presidenti nuk ka tavan për dëmet që mund t’ia bëjë Kosovës drejt ndihmës që ai don t’ia japë Serbisë. Teksa ai nuk sprapset, ne duhet t’ia heqim atij dyshemenë, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në Shesh të Republikës.


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page