top of page
123.jpg

Më 5 shtator protestë kundër Presidentit Thaçi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 31, 2018
  • 1 min read

Grupi i shoqërisë civile “Protestoj” kanë paralajmëruar për më 5 shtator protestë kundër presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe Qeverisë. Në një reagim të tyre ndaj Presidentit Thaçi, i cili sot përsëri i ftoi shoqërinë civile që të bëhen pjesë e dialogut, “Protestoj” ia kanë bërë me dije kreut të shtetit se janë në vijë të kundër me të. “Ne nuk jemi në një vijë me ty, ne jemi në vijë të kundërt përballë teje. Ne e trajtojmë seriozisht vendin tonë, ti bën shaka me temat serioze. Ne angazhohemi e rrezikojmë duke sakrifikuar, ti bezdisesh në salltanet dhe zhgarravit gjithë ditën në Facebook. Ne duam që vendi ynë të jetë i sigurt, ti e vë si monedhë kusuri për ta shpëtuar veten”, thuhet në reagimin e tyre. “Protestat do të vazhdojnë më 5 shtator, në vijë të kundërt me Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin. Bashkohuni!”, bëhet thirrje në fund të reagimit të “Protestoj”. Ndryshe, ky grup i shoqërisë civile së fundi kanë organizuar në Prishtinë dy protesta kundër Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe kanë bërë thirrje për Vetting në Kosovë. 


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page