Ronaldo: Këto dy skuadra janë favorite në Ligën e Kampionëve
- rilindjashqiptare
- Aug 31, 2018
- 1 min read

Ish reprezentuesi brazilian, Ronaldo, ka dhënë prediksionet e tij sa i përket fituesit të Ligës së Kampionëve.
Ronaldo ka zgjedhur Barcelonën dhe Real Madridin si dy ekipet favorite për këtë garë.
“Favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve janë gjithmonë të njëjtit, Barca dhe Reali. Reali për arsye se ka histori dhe ka fituar 3 turnamentet e fundit. Klubet spanjolle kanë pasur shumë suksese në kompeticionet evropiane vitëve të fundit” ishin fjalët e brazilianit për “Goal”.
Më tej ai ka shtuar: “Duhet të kemi parasysh edhe skuadrat angleze. Janë shumë të fortë këtë vit.”
Kujtojmë se Ronaldo ka mbrojtur ngjyrat e të dy skuadrave; Barcelonës dhe Real Madridit.
Comments