top of page
123.jpg

Si ta kuptoni brenda 5 sekondave sa e freskët është veza

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Aug 30, 2018
  • 1 min read

Vetëm me një truk të thjeshtë mund ta kuptoni nëse një vezë është mjaftueshëm e freskët për t’u konsumuar ose jo. Ju duhen vetëm vezë dhe një tas me ujë. Shpesh herë gjendeni përballë pikëpyetjeve nëse një vezë është e freskët mjaftueshëm. Duke qenë se në shumicën e kutive që shiten nuk ka asnjë datë skadence, atëherë ju detyroheni të ushqeheni me frikë dhe me dyshime. Por tashmë me anë të një truku kaq të thjeshtë do të jeni shumë të sigurt për vezët që do të konsumoni. Ju duhen vetëm: vezët dhe një tas i mbushur me ujë (sigurohuni që është mjaftueshëm thellë që veza të zhytet dhe të mbulohet disa centimetra). Vendoni me kujdes vezën në tasin e mbushur me ujë. Nëse veza zhytet në pjesën fundore të tasit dhe bie në anë, atëherë është shumë e freskët dhe tërësisht e shëndetshme për t’u ngrënë. Nëse veza zhytet, por “qëndron” lart, është ende e sigurt për t’u ngrënë, por duhet ta bëni shumë shpejt. Dhe në qoftë se veza del në sipërfaqen e ujit, atëherë duhet të dini se kjo vezë nuk mund të konsumohet! Shpjegimi i trukut: Lëvozhga e vezës është gjysmëpërçues dhe tek vezët e prishura ndodh që lëngu të thahet e të mbushet me ajër. Kjo tregon që veza është e prishur dhe nuk hahet më. 


Commenti


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page