top of page
123.jpg

Trajkoviq: “Bin Ladeni” i veriut të Kosovës do të sigurojë 4 mijë njerëz në tubimin e Vuçiqit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 1, 2018
  • 1 min read

Rada Trajkoviq, ish-deputete në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është dhënë një urdhër nga “Bin Ladeni i veriut të Kosovës”, Milan Radojiçiq se në fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që do ta mbajë me 9 shtator në Kosovë do të mbledh 4 mijë njerëz. Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Trajkoviq ka shpjegur të gjithë planin i cili është bërë në ditën kur Vuçiq do të vie në Kosovë. “Është dhënë një urdhër nga Bin Ladeni i veriut të Kosovës, Milan Radojiqiç, për sigurimin e 4000 mijë njerëzve që do të vijnë për të mbështetur fjalimin e presidentit të Serbisë në Kosovë. Po ashtu edhe ppërgjegjësi për transport, Srdjan Vuloviq ka treguar se do t’ gjejë 200 autobusë për transportimin e serbëve në tubimin e Vuçiqit”, ka treguar Trajkoviq. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të vie më 9 shtator në Kosovë ku raportohet se do të mbaj një fjalim me banorët serbë. /Insajderi.com 


Comentários


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page