top of page
123.jpg

Vuçiq dridh Serbinë me këtë deklaratë, pranon një fakt për Kosovën

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 1, 2018
  • 1 min read

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur përsëri sot rreth çështjes së zgjidhjes së problemit me Kosovën. Sipas tij gjërat vetëm po vijnë duke u vështirësuar drejt gjetjes së një marrëveshjeje të përbashkët për të dyja shtetet transmeton Gazeta Express.. “Është gjithnjë e më e qartë se po bëhet dhe më e vështirë për të dalë me një zgjidhje për Kosovën”, ka thënë Vuçiq sot në Novi Sad. “Gjërat janë duke shkuar në atë drejtim që Serbia nuk do të marrë asgjë”, ka shtuar Vuçiq, transmeton Gazeta Express marrë nga agjencia e lajmeve tanjug. Vuçiq ka adresuar madje edhe kritika ndaj opozitës serbe, të cilët kanë dalë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. Sipas presidentit serb, ata kanë harruar se bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve të një Kosove të pavarur. Ai ka thënë se Serbia do të pranojë një marrëveshje me Kosovën e cila do të jetë në interes të popullit të Serbisë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page