top of page
123.jpg

Agim Bahtiri dhe Albin Kurti vazhdojnë ta “trashin” miqësinë e “çuditshme”

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 1, 2018
  • 1 min read

Agim Bahtiri dhe Albin Kurti vazhdojnë ta ruajnë miqësinë, edhe pse për shumëkë, miqësinë e çuditshme.

Sot, ditë vikendi, kryetari i Mitrovicës është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. E këtë takim, Kurti e ka bërë publik në Facebook.

“Mitrovica ka vuajtur shumë nga politikat e ndarjeve. Nuk ka vend për ndarje të reja. Ata që e duan Kosovën, do të bashkohen, ashtu si unë dhe Albini, përtej ndarjeve partiake, dhe do t’i themi jo zvogëlimit të territorit kombëtar e kontestimit të shtetësisë e pavarësisë”, shkruan Bahtiri.

Nuk është herë e parë që Kurti takohet me Bahtirin.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Koha për bashkim!Pata kënaqësinë sot të takohem me liderin e VV-së, z. Albin Kurti, ku bashkëbiseduam për disa çështje nga aktualiteti politik në Kosovë.Mitrovica ka vuajtur shumë nga politikat e ndarjeve. 

Nuk ka vend për ndarje të reja. Ata që e duan Kosovën, do të bashkohen, ashtu si unë dhe Albini, përtej ndarjeve partiake, dhe do t’i themi jo zvogëlimit të territorit kombëtar e kontestimit të shtetësisë e pavarësisë.

Shqiptarët janë autoktonë edhe në veri të Ibrit edhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ne duhet të kujdesemi për të dyjat duke punuar për të dyjat, e jo sikur dikush që vetëm flet e realisht nuk i intereson konkretisht për asnjërën, por veç për veten.


コメント


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page