top of page
123.jpg

Cila është arsyeja pse vazhdoni të keni dhimbje bajamesh edhe gjatë verës, çfarë duhet të bëni

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 2, 2018
  • 1 min read

Vuani nga bajamet dhe ato nuk ju lënë rehat edhe në stinën e verës, edhe pse jashtë bën nxehtë?

Ka disa arsye se pse irritohen bajamet në verë, lëngjet e ftohta, kondicionerët, mikrobet e ndryshme që qarkullojnë në këtë periudhë janë disa prej tyre.

Më të prekurit nga këto probleme janë ato grupmosha që kanë sistem imunitar të dobët, për këtë arsye fëmijët janë kontingjent më i rriskuar dhe më i prekur nga bajamet mosha 2 deri në 10 vjeç.

Specialistë këshillojnë që për fëmijët e predispozuar për t’u prekur nga bajamet të tregohet një kujdes maksimal ndaj veshjes, qëndrimit në ambientin e jashtëm, sidomos në ditët e ftohta, por edhe në ato të nxehta, pasi fëmija nga lëvizja e tepër mund të djersitet shumë dhe kjo bëhet shkak për ftohje. Gjithashtu, nuk duhet të përdoren ushqime dhe pije të ftohta, por të gjitha në një temperaturë normale.

Në të njëjtën kohë, duhet të kufizohet në maksimum përdorimi i pijeve të gazuara nga fëmijët kur kanë bajame të sëmura, sepse këto pije mund të përkeqësojnë stadin e sëmundjes, transmeton living.al.

Në rastet virale, lihet të bëhet cikli i vetë nën kontrollin e vazhdueshëm të mjekut specialist. Në këto raste jepen ushqime dhe pije të ngrohta, rekomandohet vitaminoterapi për të rritur rezistencën e organizmit.

Ndërsa në rastet kur shkaqet janë mikrobiale dhe shoqërohen me temperaturë, rekomandohen antipiretikët për uljen e temperaturës dhe antibiotikë pasi të jetë bërë më parë një analizë fyti, për të përcaktuar llojin e mikrobit shkaktar. Gjithashtu, rekomandohen marrje e shumtë e vitaminave, kryesisht vitaminë C si dhe kalcium, që ndikojnë në rritjen e imunitetit.


Yorumlar


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page