top of page
123.jpg

Drejtori i skuadrës serbe, mesazh Shaqirit para ndeshjes Liverpool - Crvena Zvezda

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 3, 2018
  • 1 min read

Gjiganti anglez Liverpool në Ligën e Kampionëve do të luajë kundër PSG-së, Napolit dhe Crvena Zvezdës, ku zyrtarët e kësaj të fundit mezi presin ardhjen e skuadrës angleze në Beograd.

Këtë verë në Liverpool u transferua Xherdan Shaqiri, i cili sigurisht nuk mendonte se së shpejti do të luante në “Marakana”. Ai , arriti të shënojë gol kundër Serbisë në Botërorin e Rusia 2018 dhe festoi duke bërë me duar simbolin e shqiponjës, ku të njëjtën gjë e kishte bërë me rastin e shënimit të golit edhe Granit Xhaka.

Serbët duket se me padurim presin ardhjen e Liverpoolit në Beograd, ku në skuadrën angleze do të jetë edhe kroati Dejan Lovren.

“Unë mendoj se do të jetë nën presion të pabesueshëm psikologjik, sepse ai e di se ku do të vijë. Ai e di se Zvezda është simbol i Serbisë, dhe do të luajë në ferrin e ‘Marakanas’. Unë nuk e di edhe nëse do të vijë edhe ai. Dhe nëse vjen, do të jetë më i vogël se sythi i luleve. Unë dyshoj se do të vijë”, tha drejtori i Zvezdës, Zoran Terzic.

“Natyrisht, si një klub ne duhet t’i presim si çdo ekip tjetër. Nuk duhet të merremi me të kaluarën dhe historinë. Zvezda duhet të bëjë gjithçka për ta bërë Shaqirin të ndihet se ka ardhur për të luajtur futboll, është detyra jonë ta mbrojmë atë në rast të situatave të padëshiruara dhe të jemi një mikpritës i mirë”, tha Terzic.

Ndeshja në mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet më 6 nëntor të këtij viti. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page