Dy mësues ndërtojnë një shkollë për nxënësit e fshatit të largët shqiptar
- rilindjashqiptare
- Sep 2, 2018
- 2 min read

Dy mësues dhanë një shembull dhe bënë realitet një ëndërr!
Me donacione dhe punë vullnetare ata arritën tu japin një shkollë të re 5 nxënësve të fshatit Vendreshë Mal në Skrapar, të cilët për vite me radhë zhvillonin mësim në një ambient të rrënuar! Donald Dervishi dhe Borsion Spaho prej shtatorit të vitit të kaluar u vunë në nismë për mbledhjen e donacioneve dhe tashmë e gjithë përpjekja është materializuar në një shkollë të re! Ajo do të jetë gati të presë më 17 shtator 5 nxënësit e saj. Ndërsa Mësuesit Donald Dervishi dhe Borsion Spaho nuk e fshehin gëzimin për atë që arritën të bëjnë! Donald Dervishi: "Të kemi këtë ndërtesë që do të shfrytëzohet nga nxënësit për vitin e ri shkollor 2018-2019" Borsion Spaho: "Rrugës tonë iu bashkuan edhe shumë njerëz që na ndihmuan dhe na dhanë zemër" Pak ditë se në shkollën e re të Vendreshë Mal të bjerë zilja e parë dhe në bankat e saj të ulen 5 nxënësit e fshatit malor, atje po bëhen përgatitjet e fundit. Dhuruesve ju bashkua dhe Myftinia i Tiranës me donacione! Myftiu Ylli Gurra udhëtoi deri në fshatin malor për të mbështetur dy mësuesit nismëtare, por më shumti për të shpërndarë mesazhin sipas tij të fortë që ata u dhëna të gjithë njerëzve! Myftiu Ylli Gurra: Shqipëria jonë dhe shqiptarët kanë mundësinë që të shohin një nga shembujt më të përkryer të asaj që prej atdheut nuk duhet pritur. Shkolla e re, në fakt është vetëm një klasë, një korridor dhe një banjo, por e mjaftueshme për 5 nxënësit e fshatit malor të Skraparit për të cilët zilja e parë e 17 shtatorit do të shënojë padyshim nisjen më të bukur të një viti të ri shkollor./Oranews
Commentaires