top of page
123.jpg

Edhe në Prishtinë policia fillon patrullimin me dron

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 3, 2018
  • 1 min read

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ka filluar sot patrullimin me dron. Përmes patrullimit me dron, ky njësit do të identifikojë shkelësit e rregullave të komunikacionit. Sipas rreshterit, Arsim Gollubovci patrullimi me dron ka filluar më qëllim të parandalimit të aksidenteve. “Patrullimin kemi filluar sot me qëllim të parandalimit të aksidenteve. Ne e kemi parë të arsyeshme që përveç planeve të tjera që kemi të fillojmë edhe patrullimin me dron për parandalimin e kundërvajtësve të cilët shkelin rregullat e komunikacionit”, tha Gollobovci për kallxo.com. Ai shtoi se për kundërvajtësit të cilët shkelin rregullat e komunikacionit do të ketë zero tolerancë. Gollubovci tha se patrullimin me dron fillimisht e kanë filluar në qendër të qytetit duke kontrolluar kundërvajtësit të cilët kalojnë në dritën e kuqe të semaforit, duke vazhduar patrullimin për kontrollimin e kundërvajtësve të cilët bëjnë tejkalim në vijë të plotë. “Tani varësisht nga situata se ku ka kundërvajtje do të vazhdojmë të patrullojmë. Do të vazhdojmë të patrullojmë me ritëm të shtuar dhe do të angazhojmë njësi sa është e nevojshme që patrullimi të jetë sa më efektiv”, tha Gollobovci. Në bazë të ligji për rregullat e trafikut, gjoba për tejkalim në vijë të plotë fillon nga 100 deri në 300 euro, ndalim të patentë shoferit për 3 deri në 6 muaj dhe dy pikë negative. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë ka njoftuar se patrullimi me dron do të vazhdoj varësisht se sa do të jetë efektiv patrullimi. 


Commentaires


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page