top of page
123.jpg

Mediat serbe: Asociacioni pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 3, 2018
  • 1 min read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq më 7 shtator do të takohen në Bruksel ku temë kryesore pritet të jetë marrrëveshja finale ndërmjet dy shteteve. Agjencia serbe e lajmeve Tanjug duke u thirrur në burimet e veta mëson se Asociacioni pritet të diskutohet si mundësi që të jetë pjesë e marrëveshjes finale. “Nuk përjashtohet mundësia që elementet e marrëveshjes së Asociacionit të diskutohen për marrëveshjen finale. Theksi është në gjetjen e një kompromisi i cili do të çonte në një normalizim gjithpërfshirës”, thonë këto burime, transmeton Insajderi.com Për marrëveshjen finale mes dy shteteve ka folur sot edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini. Ajo i ka cilësuar si vendimtar muajt e ardhshëm, duke theksuar se çdo marrëveshje që e arrijnë dy shtetet, është e pranueshme edhe për BE-në. /Insajderi.com 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page