top of page
123.jpg

Ministri nga PDK-ja: Vetëvendosje nuk mund të jetë pjesë e dialogut, është vetëm pengesë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 3, 2018
  • 1 min read

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Aberald Tahiri, njëherësh edhe Ministër i Drejtësisë, ka folur për seancën që do të mbahet nesër në Kuvend për korrigjimin e kufijve. 

Ai ka thënë se nuk do të diskutohet për pjesën hapësirën territoriale të Kosovës. Po ashtu ai ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë por as pjesë e ndonjë procesi në Kosovë, pasi është vetëm pengesë. Tahiri ka thënë se vijat e kuqe në bisedimet e Kosovës me Serbinë janë caktuar kohë më parë, sipas të cilave në bisedime nuk do të diskutohet për shtetësinë e Kosovës dhe për hapësirën territoriale të saj. Po ashtu, Tahiri në Frontal në T7 e ka shprehur qëndrimin e tij ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe rolit të saj në skenën politike të Kosovës, duke thënë se Vetëvendosje është munduar që t’i pengojë të gjitha proceset e rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar Kosova, prandaj ky subjekt politik nuk mund të jetë pjesë e asnjë procesi në vend. “Unë mendoj që Vetëvendosje nuk duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë, sepse është thjesht një pengesë. Ky subjekt politik është munduar t’i minojë të gjitha proceset e rëndësishme në të cilat ka kaluar Kosova. Janë munduar në çdo mënyrë ta nxjerrin shtetin e Kosovës si të dështuar. Kjo parti ka qenë kundër shtetësisë së Kosovës dhe simboleve të saj, prandaj nuk e meriton të jetë në asnjë rrethanë pjesë e asnjë ekipi që do të diskutonte për Republikën e Kosovës”, është shprehur Tahiri. 


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page