Mourinho: Ja kujt ia dedikoj fitoren ndaj Burnley
- rilindjashqiptare
- Sep 3, 2018
- 1 min read

Jose Mourinho ia ka dedikuar fitoren ndaj Burnley shefit ekzekutiv Ed Woodward pas protestave të tifozëve përpara ndeshjes. United mori një fitore të merituar ndaj Burnley-t me dy golat e Lukaku-t.
Mourinho i thuri elozhe tifozëve të United dhe ka hedhur xhupin e tij drejt tyre në fund të sfidës.
Por një aeroplan që ka fluturuar mbi Turf Moor ka sulmuar Woodward, dhe kur Mou pyetet për protestën e tifozëve, ai përgjigjet: “Gjatë ndeshjes unë nuk shoh në qiell, vetëm kur i kërkoj zotit ndihmë.
“Nuk e kam parë aeroplanin, por Ed Woodward fitoi 2-0 sot.”
“Mendoj se fituam për shkak të humbjes ndaj Tottenham. Kur humbet brenda dhe tifozët të fërshëllejnë, do të reagosh keq. Por kur tifozët të mbështesin, atëherë paraqitja do të jetë e mirë.
“Jam i lumtur me paraqitjen e ekipit, me rezultatin dhe ndjesinë e tifozëve.”
Comentarios