top of page
123.jpg

Sekreti i përgatitjes së pomfritit perfekt

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 2, 2018
  • 1 min read

Adhuruesit e pomfritit e dinë që ai duhet patjetër të ketë saktësisht dozë të caktuar kërcëlluese nga jashtë, si edhe butësi nga brenda.

Pra, e gjitha që ju nevojitet janë patatet dhe vaji i bimëve, transmeton Telegrafi.

Sipas udhëzimeve të Honey Kitchen, patatet fërgohen në dy runde, derisa midis rundeve nevojitet kohë për ftohje. Më parë pataten duhet prerë në feta të trasha 2 cm para se t’i zhytni në ujë.Ujin nxeheni derisa të vlojë dhe në të qiteni pataten e papjekur dhe pastaj zvogëloni zjarrin në mënyrë që të vlojë nga pak derisa të zbuten.

Patatet nxirrni dhe kulloni dhe futni në frigorifer të qëndrojnë dy orë derisa të ftohen mirë dhe të thahen.

Nxeheni vajin në fritezë apo në tigan dhe fërgoni patatet në 130 gradë pesë minuta derisa të vëreni që vaji është tharë.Tani është sërish koha që pomfritin ta vendosni në frigorifer edhe dy orë derisa të ftohet sërish.

Sërish nxeheni vajin, këtë herë në 180 gradë dhe qitni në vaj patatet tetë minuta derisa të marrin nuancën e ngjyrës së artë. 

Pomfriti juaj perfekt është më në fund gati dhe tani qitni vetëm edhe kripë para se ta shërbeni.

Ju bëftë mirë! 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page