top of page
123.jpg

Trajneri i Kosovës flet për Florent Hadërgjonajn

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 3, 2018
  • 1 min read

Selektori i Kosovës në futboll Bernard Challandes, pas një kohe të gjatë ka folur dhe ka dhënë detaje rreth kontakteve të tij me Florent Hadërgjonajn, futbollistin me prejardhje kosovare, i cili deri më tani nuk ka pranuar të jetë pjesë e Kosovës.

Challandes, vetë zviceran, në emisionin 2 me 1 në RTV 21, ka pranuar se ka kontakte të vazhdueshme me lojtarin, madje duke shtuar se ka mjaft konsideratë për të.

“Unë e kuptoj Hadërgjonajn. Ai ka pritur që pas përfundimit të Botërorit, do të jetë shansi i tij i madh në kombëtaren e Zvicrës. Mirëpo, tashmë ka dalë lista e kësaj kombëtareje dhe ai nuk është në atë listë. Unë po ashtu besoj se ai do ta ketë shumë vështirë të hyjë në kombëtare sepse konkurrenca në pozitën e tij është shumë e madhe. Tash atij i duhet që të vendosë me kokën e tij se çka do të bëjë në karrierë. Ndërkohë ne duhet të fitojmë më shumë ndeshje, duke filluar qysh nga kjo me Azerbajxhanin dhe sa më shumë ndeshje që fitojmë, aq më shumë lojtarët do të binden që Kosova është ekipi i duhur për ta për gara ndërkombëtare” pohoi Challandes, transmeton Insporti.

Selektori pohoi se përcjellë dhe ka kontakte edhe me lojtarët tjerë, përfshi Meritan Shabanin e Bayernit dhe e ka të qartë se ka lojtarë që ju duhët më shumë kohë për të vendosur dhe ai e FFK e kanë lënë të hapur derën e kombëtares, për ata që duan të luajnë për Kosovë dhe se nuk beson që mund ti detyrojë me presion lojtarët që të bëhen pjesë e kombëtares.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page