Albin Kurti tregon për takimin e sotëm me Isa Mustafën: Do të bashkëpunojmë nga nesër
- rilindjashqiptare
- Sep 3, 2018
- 1 min read

Insistimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë bashkë Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. Fillimisht Kurti ka thënë se protestat kundër idesë së Thaçit po bëhen të pa shmangshme dhe të domosdoshme teksa ka treguar se janë në bisedime edhe me LDK-në për këtë çështje. “Nuk mjafton kundërshtimi qytetar pa atë parlamentar dhe anasjelltas. Kjo meqë Thaçi nuk po ndalet nga kjo aventurë personale që ka marrë përsipër. Nga veprimet e tij protestat po bëhen të domosdoshme po bisedojmë me LDK-në nga ana tjetër e opozitës”, ka thënë Kurti për Report TV, shkruan Inajderi. Më tej ai ka sqaruar se sot është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa me të cilin ka thënë se beson se do të bashkëpunojnë nga nesër, duke lënë të nënkuptohet se edhe LDK do ta mbështesë kundërshtin e VV-së në Kuvend. “Sot kam vizituar Isa Mustafën dhe besoj që do të bashkëpunojmë nga nesër e në vijim. Qytetarët janë të indinjuar. Unë mendoj që Thaçi dhe Vuçiç janë të ngjashëm. E duan pushtetin, komunikojnë shumë mirë më njëri-tjetrin duke mos e pasur nevojën e ndërmjetësve ndërkombëtarë”, ka deklaruar Kurti.
Kommentare