top of page
123.jpg

Bunjaki shumë afër kalimit te skuadra e njohur turke

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 4, 2018
  • 1 min read

Albert Bunjaki është pranë angazhimit në ligën elitare të shtetit turk.

Ish-trajneri i përfaqësueses së Kosovës pritet të drejtojë skuadrën e rikthyer në elitë, Rizespor. Kështu së paku bëjnë të ditur mediat turke, të cilat i referohen burimeve të veta brenda klubit.

Madje, ato shkojnë më tutje sa që e bëjnë punë të kryer angazhimin e trajnerit e 47-vjeçarit, që punon dhe vepron në Suedi. 

İbrahim Uzulmez, ish-futbollisti i Besiktasit, është trajner i ekipit dhe duket se së shpejti do të shkarkohet.

Theksojmë se pjesë e klubit të famshëm të Turqisë tashmë janë edhe dy lojtarë të përfaqësueses sonë, sulmuesi Vedat Muriqi si dhe portieri, Samir Ujkani.

Ndryshe, Rizespor pas katër xhirove të zhvilluara zë pozitën e gjashtëmbëdhjetë me vetëm dy pikë. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page