Donnaruma flet rreth ftesës në kombëtare dhe konkurrencës me Buffon
- rilindjashqiptare
- Sep 4, 2018
- 1 min read

Gianluigi Donnaruma është ftuar nga trajneri Mancini për ndeshjet e Italisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
I riu i Milan do të jetë në konkurrencë me tashmë legjendën Buffon.
Megjithatë, 19 vjeçari është shprehur se nuk do të dorëzohet për vendin e tij startues në kombëtare.
Ai mendon se trajneri duhet t’iu japë më shumë hapësira të rinjve italianë, dhe në momentin që ata zbresin në fushë, duhet ta bindin trajnerin.
Sa i përket konkurrencës me Buffon ai është shprehur: “Shpresoj të jem numri një, por këtu jemi të gjithë portierë të shkëlqyer. Stërvitemi maksimalisht, dhe në fund do të jetë zgjedhja e trajnerit”.
Gjithashtu i riu ka thënë se ardhja e Reinas në Milan është një nxitje shtesë për Gigion që ai të punojë më shumë.
Comments