FANTASTIKE: Milot Rashica edhe në javen e dytë në formacionin e më të mirëve në Bundesligë!
- rilindjashqiptare
- Sep 3, 2018
- 1 min read

Milot Rashica po kalon momente të mira në sezonin e ri në Bundesligë te skuadra e Werder Bremen.
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës që afatin kalimtar të dimrit iu bashkua Werder Bremen, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në elitën e futbollit gjerman. 21 vjeçari ka arritur që me një goditje maestrale nga gjuajtja e lirë në minutën e 96’ t’i siguroi fitoren 1:2 Werder Bremen në udhëtim te Eintracht Frankfurt. Paraqitja ndaj Eintracht Frankfurt, ka bërë që Rashcia të përfshihet në formacionin e javës në Bundesligë nga faqja ‘Transfermarkt’. Kujtojmë se Rashica ishte pjesë e formacionit të javës edhe në xhiron e parë, ku asistoi në barazimin 1:1 të Bremen.

Comments