Lajmi i fundit: Vrasje në ndërtesën e AKI-së
- rilindjashqiptare
- Sep 4, 2018
- 1 min read

Një vrasje ka ndodhur sot paradite në ndërtesën e AKI-së në Prishtinë. Siç raportohet një punëtor sigurimi ka shtënë ndaj një punëtori të shërbimit në këtë ndërtesë duke e lënë të vrarë. Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, tha se një i plagosur që ka ardhur nga incidenti në AKI, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra. Ibrahim Berisha, Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e ka konfirmuar këtë vrasje për Kallxo.com “Ka ndodhur një vrasje në ndërtesën e oAKI-së. Viktima ka vdekur nga plagët. Prokurori tash do të dalë në vend të ngjarjes. Detajet mund t’i japim më vonë”, tha Berisha.
..................................
Valon Iberdemaj është personi i dyshuar që ka vrarë me armë zjarri Isa.S që punonte në bufe të ndërtesës së AKI-së, raporton Insajderi. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë pak më herët ka dalur me një deklarim publik në lidhje me vrasjen e ndodhur sot brenda objektit të kësaj agjencie. Sipas AKI-së vrasja e ndodhur nuk ka të bëjë me çështje të cilat ndërlidhen me veprimtaritë e Agjencionit, ”Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK! Rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”, thuhet në njoftim.
Comments