top of page
123.jpg

Morata flet rreth krizës që pati gjatë verës

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 4, 2018
  • 1 min read

Alvaro Morata, sulmuesi aktual i Chelsea, ka folur rreth problemeve që e shoqëruan gjatë kësaj vere.

Ai ka treguar për ndjesinë që kishte pas mungesës në Kupën e Botës si dhe situatën e tij tek klubi londinez.

“Mungesa e telefonatës nga Lopetegui ishte goditje e rëndë për mua, megjithëse nuk ia vlenë të mendojmë për të kaluarën. Do ta bëjë të pamundurën për të shkuar në kampionatin tjetër. Ishte e komplikuar sepse unë isha i bindur se do të shkoja me kombëtaren.

Gjatë verës mendova të luaja në Spanjë ose të kthehem në Itali, sepse mungesa në kampionat më ç’orientoi. Nuk isha i lumtur, gjithçka ishte një dizastër” ishin fjalët e sulmuesit spanjoll.

Alvaro Morata ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit Maurizio Sarri, që kur italiani ka timonin e skuadrës londineze.


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page