Qeverisë Haradinaj i shtohet edhe një zëvendësministër
- rilindjashqiptare
- Sep 4, 2018
- 1 min read

Ish-drejtori për Planifikim Urban në Komunën e Mitrovicës, Sami Zeka është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Ishte vetë Zeka ai që e ka bërë të ditur lajmin përmes një njoftimi publik në rrjetin shoqëror “Facebook”. “Nga sot, me propozim-emrimin nga subjekti i AKR-së, dhe me miratimin e z. Kryeministër Haradinaj, mora një detyrë pune me përgjegjësi të reja – atë të zv. Ministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)”, ka thënë Zeka. Ai ka thënë se do të përkushtohet për ngritjet e sukseseve të MZHE-së, “e që besoj do reflektojnë pozitivisht në trendin e ngritjes së besueshmërisë në Institucionet e vendit tonë të përbashkët – Republikë e Kosovës!”.

Comments