top of page
123.jpg

Sllovenia alarmohet nga milicia e armatosur e një politikani

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 4, 2018
  • 1 min read

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka shprehur shqetësim për disa pamje të shpërndara në rrjetet sociale, në të cilat shihet një grup i armatosur me maska, që udhëhiqet nga një ish-kandidat presidencial, Andrej Sisko.

Politikani Sisko ka thënë se grupi i tij është parë duke kryer stërvitje me qëllim të "ruajtjes së paqes dhe rregullit" nëse ka nevojë. 

Pahor në anën tjetër ka thënë se nuk ka vend për një grup të tillë një shtetin "e sigurt". Ndërkohë, policia ka nisur hetim për këtë grup, i cili është parë me armë, mirëpo ka mohuar se i përket njësisë paramilitare. 

Në disa pamje të publikuara në Facebook, shihen rreth 70 persona të maskuar duke kryer një "betim solemn". Grupi drejtohet nga Sisko, i cili më herët ka qenë në burg për tentim-vrasje. 

Në disa pamje të publikuara në Facebook, shihen rreth 70 persona të maskuar duke kryer një "betim solemn". Grupi drejtohet nga Sisko, i cili më herët ka qenë në burg për tentim-vrasje. 

Ai pati fituar 2.2 përqind të votave vitin e kaluar, kur ka garuar për president në shtetin e vogël evropian. 

Kabineti i presidentit Pahor ka thënë se "Sllovenia është shtet i sigurt në të cilin nuk i lejohet asnjë personi të paautorizuar të kujdeset në mënyrë të paligjshme për sigurinë e shtetit apo kufijve". Sisko, në anën tjetër ka pretenduar se grupi në fjalë nuk është duke bërë asgjë joligjore. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page