top of page
123.jpg

Endrit Thaçi i përgjigjet Kurtit: Do ta pres vajzën tënde të rritet

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 5, 2018
  • 1 min read

Djali i presidentit Thaçi, Endriti kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin nuk po e njeh si shqiptar por si malazez. Madje ia ka përmendur fshatin Vladimir sikur babai i tij para disa vjetëve. Të paktën kështu ai ka shkruar në një postim në rrjetin social Instagram, ku ka reaguar ndaj një deklarate të Kurtit. Kurti duke komentuar për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se “ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit”. “Na ka mbet vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuqiqit dhe të kthehemi si para pesë shekujve”, tha Kurti. Një përgjigje të ashpër për Kurtin e ka pasur djali i tij, Endrit Thaçi. Në rrjetin social Instagram ai ka shkruar se e “ka durimin ta pres çikën e Kurtit”. “Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem. Ajo duhet ta ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez.. gjetiu”, ka shkruar djali i presidentit. Tutje familjen e Kurtit ai e ka cilësuar si “Kurtoviqi nga Vlladimiri”. “E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vladimiri”, ka shkruar Endrit Thaçi. /Insajderi.com 


Comentarios


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page