FFK amatore, ja pse u anulua shitja e biletave sot!
- rilindjashqiptare
- Sep 5, 2018
- 1 min read

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Ishujt Faroe, që do të zhvillohet më 10 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të fillojë të enjten, më 6 shtator në mesditë.
Sipas FFK-së, shitja do të bëhet në dyqanet e kompanisë IPKO.
Një ditë më parë u njoftua se shitja e biletave do të bëhet në ZMobile, për çka FFK ka rënë ndesh IPKO, me të cilët ka kontratë për sponsorizim, shkruan Gazeta Olle.

Comments