top of page
123.jpg

‘Nuk e kam qëlluar kurrë'- Rudina Magjistari tregon raportin me njeriun më të shtrenjtë

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 5, 2018
  • 1 min read

Rudina Magjistari ka nisur prej të hënës transmetimin e emisionit të pasdites dhe sot në puntatën e tretë ka zbuluar pak edhe për vajzën e saj.

Mia rritet çdo ditë, por moderatorja e njohur asnjëherë nuk ka publikuar foto të saj ku i shfaqet imazhi. Në programin e sotëm përballë Rudinës si e ftuar ishte gazetarja Aulona Musta me vajzën e saj. Pjesë e diskutimit për marrëdhënien me fëmijët u bë edhe vetë moderatorja e cila zbuloi disa detaje për raportin me të bijën, Mia. “Unë i jam mirënjohëse bashkëshortit tim që në momentin që nuk jam ndjerë unë mirë, është kujdesur ai për vajzën. Unë se kam qëlluar kurrë dhe nuk besoj se do e bëj dot asnjëherë. Edhe kur i ngre zërin ndonjëherë, ndihem shumë keq sepse më duket sikur e thyej”,–u shpreh ajo. 

Ndërsa gazetarja Aulona Musta zbuloi se ndonjëherë i ka shpëtuar ndonjë goditje, por më së shumti e dënon duke i thënë të shkojë në dhomën e saj./revistawho.com 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page