top of page
123.jpg

Haradinaj kritikon ambasadorët e Kosovës: Interesohuni për vendin tuaj

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 6, 2018
  • 2 min read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dialogu nuk ka alternativë. Sipas tij Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje. “Dialogu nuk ka alternativë, ne e kemi provuar luftën, prej luftës kemi dal. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje me Serbinë. Kosova me popullin e vet me Kushtetutën, territorin, kufijtë. Nëse ne eksperimentojmë me vetveten, por jemi të hapur të arrijmë një marrëveshje me fqiun tonë”, tha ai. Haradinaj ka thënë se Kosova për fatin e vet është mirë se Kosova është e vendosur që t’i takojë familjes euroatlantike. Është edhe e vendosur që t’i takojë luftës kundër terrorizmit në botë. Kreu i qeverisë ka folur edhe për disa nga projektet që Kosova është duke bërë. “Në energji, jo vetëm që e kemi rikthyer prodhimin ,por e kemi edhe një projekt serioz. Investimi në energji e që është Kosova e re, mund t’iu duket e modës së vjetër se është me qymyr, ne nuk kemi zgjidhje. Ne jemi të detyruar që të vazhdojmë me qymyr. Kemi pranuar që ky projekt ta ketë koston e lartë por ta ketë teknologjinë më të mirë në botë. Ligji për Trepçën ka filluar. Kosova duhet të anëtarësohet në Interpol, nëse Kosova anëtarësohet humb krimi transnacional”, tha ai. Haradinaj ka folur edhe për ushtrinë, duke thënë se FSK tashmë është e gatshme të transferohet në ushtri. “Ne po shkojmë në tranzicionin e FSK-së në ushtri. I kemi kryer të gjitha proceset që të ndodh ky tranzicion. Ne jemi të gatshëm për këtë tranzicion, pse është e rëndësishme është se është fituar besimi. Qytetarë serbë në Kosovë i besojnë FSK-së dhe janë bërë pjesë e FSK-së. Me këtë tranzicion ne kthehemi në partnerë, e mirëpresim misionin e KFOR-it në Kosovë përjetësisht. Por, duam ta kthejmë ndihmën NATO-s vendeve të lira”, potencoi ai. Haradinaj ka pasur një kritikë edhe për ambasadorët kosovar. “Mendoj që është i pazot ai ambasador që thotë se nuk po na dërgon instruksione Prishtina. Zhvillimi i medias ka bërë që të ndiqni mbledhjet e Qeverisë. Si nuk iu vjen marre që të thoni se nuk po dërgojmë instruksione. Interesohuni për vendin tuaj, përcillni temat”, tha kryeministri i Kosovës. 


Kommentare


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page