Kadri Veseli bën selfie në Kuvend, deputetët e LDK-së ia kthejnë shpinën
- rilindjashqiptare
- Sep 6, 2018
- 1 min read

Teksa mungonin vetëm disa deputetë të vlefshëm për ta bërë kuorumin e seancës së sotme të thirrur nga opozita, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjeti kohë që të realizonte selfie me deputetët që kishin zënë vendet e tyre në sallë. Veseli tentoi të realizonte në selfie me deputetët e opozitës, atyre të LDK-së, Vetëvendosjes dhe Partisë Socialdemokrate që ishin mbledhur në sallë, mirëpo kryetari i Kuvendit hasi në rezistencën e deputetëve të Lidhjes Demokratike. Deputetët e LDK-së, po thuajse të gjithë, ia kthyen shpinën Veselit në momentin që ai po bënte selfie-n. Përveç tentimit për të bërë selfie me deputetët, në një moment tjetër, Veseli i xhiroi me telefon ata. Të njëjtën gjë ai e ka bërë edhe në seancën e djeshme të thirrur nga opozita.
Ndërkaq, seanca e thirrur nga opozita me qëllim miratimin e një rezolute që ndalon negocimin e korigjimit të kufijve në dialogun Kosovë-Serbi, është mbyllur sot nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Commentaires