600 policë do ta prisnin Vuçiqin në Gazivodë, nëse do të shkonte pa leje
- rilindjashqiptare
- Sep 7, 2018
- 1 min read

Në rast të vizitës në Gazivodë pa leje, Kosova kishte përgatitur forca të shumta policore për t’u marrë me Vuçiqin. Burimet i kanë thënë Ktv-së se 600 pjesëtarë të policisë, të forcave speciale janë urdhëruar të jenë ne gjendje gatishmërie prej orës 23:00 të së premtes. Por, pas lejimit të vizitës nga ana e MPJ-së, urdhri për policinë është anuluar. Vendimi ishte marrë më herët gjatë ditës gjatë një takimi të drejtorit të policisë, Reshat Qalaj me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.
Comments