Formacioni i Kosovës kundër Azerbajxhanit - Foto
- rilindjashqiptare
- Sep 7, 2018
- 1 min read

Është publikuar formacioni i mundshëm i Kosovës për sfidën e sotme kundër Azerbajxhanit që do të zhvillohet në ora 18:00.
“Dardanët” e nisin rrugëtimin në Ligën e Kombeve pa lojtarin kryesor të dëmtuar, Valon Berisha. Një tjetër super lojtar që i mungon Kosovës, është Besar Halimi, i cili do t’i bashkohet skuadrës për ndeshjen me Ishujt Faroe në “Fadil Vokrri” me 10 shtator.
Por, Bernard Challandes ka një skuadër të talentuar dhe pritet të hedhë në fushë më të mirët.
“Kosovan Futboll” ka publikuar në Twitter formacionin e mundshëm, ku duket që Edon Zhegrova pritet ta nisë ndeshjen nga stoli, ndërsa nuk do të startojë as Donis Avdijaj. /Insporti.com/

Comments