Institucionet kosovare tregojnë nëse do t’i lejohet Vuçiqit ta vizitojë Ujmanin
- rilindjashqiptare
- Sep 7, 2018
- 1 min read

Shteti i Kosovës ka vendosur t’ia lejojë presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që gjatë vizitës në Kosovë ta vizitojë edhe liqenin e Ujmanit. Ky ndryshim i vendimit paraprak ka ardhur pas sugjerimeve të SHBA-së për institucionet e Kosovës, në mënyrë që të mos të ngritën tensionet ndërmjet dy shteteve, transmeton Koha.net. “Kërkesa është rishqyrtuar dhe është miratuar itinerari në përputhje me kërkesën zyrtare dhe në përputhje me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në përgjigjen e re të institucioneve të Kosovës që i kanë kthyer palës serbe. Burime brenda institucioneve të Kosovës bëjnë të ditur se pala kosovare gjatë gjithë ditës ka qenë në kontakt me partnerët perëndimor lidhur me këtë vendim.
Comments