Juventus – Sassuolo, ja plani i Ronaldos
- rilindjashqiptare
- Sep 7, 2018
- 1 min read

Cristiano Ronaldo kërkon golin e parë si futbollist i Juventusit.
Cristiano Ronaldo është në kërkim të golit të parë si futbollist i Juventusit në Serie A.
Sulmuesi portugez ka kaluar 270 minuta pa realizuar në tri ndeshjet e para në Itali.
Mirëpo, “Corriere dello Sport” ka një statistikë që mund të shërbejë si lajm i mirë për tifozët e Juventusit, përcjell “lajmi.net”.
Në të gjitha sezonet ku nuk ka realizuar në tri takimet e para, Ronaldo është zhbllokuar në duelin e katërt.
Juventus në xhiron e ardhshme në Serie A ballafaqohet me Sassuolon pas pushimit të takimeve ndërkombëtare.
Comments