Kontrata marramendëse e LeBron me Los Angeles Lakers
- rilindjashqiptare
- Sep 7, 2018
- 1 min read

Blerja e LeBron James nga Los Angeles Lakers ka qenë lajmi më i madh i botës së basketbollit amerikan këtë verë dhe ai do të jetë edhe një nga lojtarët më të shtrenjtë të historisë.
Sulmuesi nga Akron vendosi të largohet nga Cleveland Cavaliers për të veshur fanellën mitike të Los Angeles Lakers për një shumë të frikshme $153.3 mln.
Në momentin që u konfirmuan shifrat e operacionit, ESPN dha lajmin se shifra që do të marrë Mbreti James është e frikshme.

Ai ka një marrëveshje ekzakte $153,312,846 milionë për katër vite. James do të fitojë rreth $38,3 mln për sezon, rreth 667,000 për ndeshje të luajtur, $117,000 për periodë, $9,700 për minutë dhe $162 për sekondë.
Këto janë shifrat fillestare të kontratës, por yllit të NBA do t’i rritet rroga çdo vit. $35.7 mln për vitin e dytë, $39.2 mln për vitin e tretë, $41 mln për të katërtin vit kur ai do të jetë 37 vjeç.
Pasuria e LeBron thuhet të kalojë miliardin po të përfshish edhe marrëveshjet me sponsorët./Telesport/
Comments