top of page
123.jpg

Ky është personi që ka lejuar flamujt serbë në Gazivodë: Po e presim Vuçiqin

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 7, 2018
  • 1 min read

Drejtori i kompanisë publike dhe i distribucionit “Ibër’ që menaxhon me liqenin e Ujmanit, Srdjan Vuloviç, ka folur sot për agjencinë e lajmeve ‘tanjug’, rreth përgatitjeve që po i bëjnë para vizitës së Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, vizitë kjo që me gjasë do të anulohet, pasi që atij nuk i është dhënë leje për vizitë në Liqenin e Ujmanit.

“Ne po përgatitemi që presidenti të vij, dhe kjo mendoj se do të ndodh. Nuk mendoj se ka ndonjë arsye që ai të mos vij. E sidomos kur ai vjen për qëllime të mira dhe mesazhe të mira”, ka deklaruar ai.

“Vuçiq po bënë përpjekje për të zgjidhur problemin me Kosovën, dhe është në interes të të gjithëve”, ka shtuar tutje Vuloviç.

Ndërkohë në pamjet e publikuara nga Tanjug shihen flamujt serb teksa valëviten rreth liqenit të Ujmanit.

Kujtojmë që sot autoritetet kosovare ia kanë ndalur Vucicit që ta vizitojë Liqenin e Ujmanit, gjë që ka nxitur mjaft tensione, madje mendohet se është edhe njëra nga arsyet e anulimit të takimit Thaçi-Vuçiq në Bruksel./GazetaExpress/


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page