top of page
123.jpg

Policia e Kosovës nuk do ta lejojë Vuçiqin ta vizitojë liqenin e Ujmanit

  • Writer: rilindjashqiptare
    rilindjashqiptare
  • Sep 7, 2018
  • 1 min read

Policia e Kosovës tha sot se do të veprojë në kuadër të planit të qeverisë së vendit në vizitën e planifikuar për nesër të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në veri të Kosovës. Përderisa Vuçiq është duke insistuar që ta vizitojë edhe liqenin e Ujmanit, i cili ndodhet në pjesën veriore, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për ta vizituar këtë vend. Në një deklaratë për “kallxo”, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se Policia do t’i zbatojë urdhrat e qeverisë gjatë kësaj vizite. “Policia e Kosovës do te jetë aty. Policia e Kosovës nuk do të lejojë që të thehet qëndrimi i planit të qeverisë”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Ai tha se Policia “do të ndërmarrë të gjitha masat të cilat janë paraparë” për vizitën e Presidentit serb në Kosovë. “Plani i policisë është bërë në përputhje me agjendën e qeverisë e cila ka kundërshtuar vetëm një pikë nga kërkesa e Vuçiq. Nuk do të jetë sfidë kjo për Policinë e Kosovës pasi që është hartuar plani për vizitën e Vuçiq në Kosovë”, tha drejtori Qalaj. 


Comments


1111111.jpg
Lajme të fundit....

Tel: +386-49189797

Portali RilindjaShqiptare u themelua nga një grup i ekspertëve të gazetarisë me bashkpunëtor nga Kosova , Shqipëria dhe Maqedonia , në vitin 2016 .

Përball sfidave të gazetarisë bashkëkohore , të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe origjinale , në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , ndër shqiptarë dhe për shqiptarët - RilindjaShqiptare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës .

Materialet dhe informacionet mund të kopjohen , të shtypen dhe të përdoren por vetëm pas referimit të qartë të burimit të Portalit RilindjaShqiptare , në përputhje me kushtet e përdorimit .

© 2016 Portali Rilindjashqiptare. Të gjitha të drejtat e rezervuara

bottom of page